Abuzimi me futbollistët, apeli i Granit Xhakës: Kështu i jepni fund futbollit!

schedule17:58 - 24 Shkurt, 2021

schedule 17:58 - 24 Shkurt, 2021

Granit Xhaka, mesfushori i Arsenalit, mendon se tifozët do e vrasin futbollin nëse vazhdojnë të ofendojnë futbollistët në rrjetet sociale dhe përfshijnë në këto ofendime edhe familjarët e tyre. Mesfushori shfaqet i habitur se si tifozët i kalojnë kufijtë pas humbjeve që pësojnë. Xhaka është një nga ata që është shënjestruar më së shumti në Premier League.

“Nëse u tregoj të tjerëve çfarë më shkruajnë, mendoj se unë duhet të mbyll rrjetet sociale. Të gjithë duhet t’i mbyllin. E kam thënë, e them dhe do ta them: unë jam djali që është në fushë, nuk është gruaja ime, fëmija im, apo familja. Nëse doni të kritikoni ndokënd, nuk ka asnjë problem të më kritikoni mua si njeri, si lojtar.

Mos i përfshini njerëzit e tjerë, sepse nuk kanë të bëjnë me punën time. Së dyti klubi më ka mbështetur shumë, pasi kjo është diçka për të cilën duhet të flasim hapur. Nuk duhet të heshtni e të thoni që e mbaj vetë këtë, pasi nuk është gjithmonë e lehtë. Klubi ishte në krahun tim, në krahun e familjes time.

 

Monreal, Granit Xhaka dhe Aubameyang

Probleme ka vetëm kur humb, jo kur fiton. Nëse humb, të gjithë të urrejnë, të gjithë të shkruajnë gjëra që nuk e kupton dot se si mund t’i shkruajnë. Do doja t’i takoja ata njerëz që më shkruajnë gjëra të tilla, të ulesha me ta dhe në sy t’i pyesja se pse shkruajnë gjëra të tilla. Jo vetëm për mua personalisht, pasi po ndodh shpesh javët e fundit. Do doja të dija si ndihen kur shkruajnë gjëra të tilla.

Ata nuk janë mbështetësit e klubit tim. Nuk i shoh si të tillë, pasi mbështetësit e klubit janë me ne kur humbim, barazojmë ose fitojmë. Sigurisht që mund të kritikosh dhe të thuash çfarë të duash rreth futbollit, por jo rreth personave të tjera, rreth familjes. Mendoj se kemi të bëjmë me dy palë këpucë: rreth futbollistit dhe njeriut.

Nëse një djalë është mbajtës i një bilete të klubit dhe flet kështu për lojtarët e tij, nuk mendoj se ai ka nevojë për respekt nga ana jonë dhe e njerëzve të tjerë. Kështu që duhet të hapni sytë dhe të kujdeseni për këtë pjesë, pasi e vrisni futbollin kështu, nëse njerëzit nisin të flasin rreth lojtarëve dhe familjeve të tilla në këtë mënyrë”, wshtw shprehur Xhaka sipas “Standard”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!