Abuzimi me 14-vjeçaren në Kavajë, Apeli lë në burg të miturit

schedule17:29 - 19 Shkurt, 2019

schedule 17:29 - 19 Shkurt, 2019

Gjykata e Apelit Durrës ka lënë në burg të miturit e akuzuar për skandalin seksual në qytetin e Kavajës. Vendimi i gjykatës shkallës se parë Durrës ishte apeluar nga mbrojtja e 8 të miturëve, njëri prej tyre ende në kërkim duke kërkuar një masë më të lehtë.

Por, apeli ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm, atë të arrestit me burg për të gjithë adoleshentët e ndaluar. Ata akuzohen për abuzim seksual me anë të shantazhit, të një 14-vjeçarje në Kavajë. Gjithçka nisi në ditën kur shoku i së miturës mbushte 14 vjeç, kohë në të cilën kërkoi të kryenin marrëdhënie seksuale si dhuratë për ditëlindjen e tij. Që prej asaj ditë ka patur abuzime të vazhdueshme të 14 vjeçares nga bashkëmoshatarët e saj të cilët e shantazhonin me anë të një video seksi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!