Misioni Emanuel në bashkëpunim me Gjimnazin Skënderbeu në Maliq bënë një marshim proteste, duke kërkuar mbrojtjen e fëmijëve si dhe sensibilizimin për denoncimin e rasteve të abuzimit.
Ky marshim bëhet pranë Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Fëmijëve, në një kohë që Korça ka përjetuar ditët e fundit dy raste të rënda abuzimi, ku viktima ishin tre fëmijë.
Kjo vjen gjithashtu një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku 14 vjeçari Martin Cani humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij./abcnews.al