Abuzimet me të miturat, Boçi: Tre ngjarje të rënda u kaluan në heshtje, pse nuk reagon kryeministri

schedule11:34 - 4 Nëntor, 2021

schedule 11:34 - 4 Nëntor, 2021

Nga foltorja e Kuvendit deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ngriti shqetësimin për tre ngjarjet të rënda të ndodhura së fundmi në vend. Boçi deklaroi se abuzimi i 6-vjeçares në Kamëz, 11-vjeçares në Lushnje dhe rasti i sotëm në Gjirokastër është kaluar në heshtje.

Deputeti demokrat theksoi se asnjë reagim nuk ka ardhur nga kryeministri dhe ministritë e Arsimit dhe Shëndetësisë.

“Tre ngjarje shumë të rënda kanë kaluar në heshtje. E para është dhunimi i 6-vjecares në Kamëz, 11 vjecares në Lushnje dhe sot e përdhunimit të 16-vjecares. Këtu nuk tregohet dhe fshihet, atë pjesën e dramës së familjes shqiptare. Në rastin e vogëlushes mori përmasa ulëritëse, jeta përtej ekraneve në Shqipëri kështu është, copëza dramash.

Ndodhi drama e 6-vjeçares. Ku është kryeministër? Pse nuk flet, na tregon me gishtin e tij satelitin. Ku është ministrja e Arsimit?  Pse nuk reagoi, asnjë deklaratë nuk ë është bërë. Por ajo ministria e Fëmijëve ku është ajo. po kjo ministria tjetër e Shëndetësisë ku është, pse nuk reagon. Solidariteti këtu po vdes, sepse ju keni axhenda të tjera. në qendër të vëmendjes tuaj nuk është familja. Nuk artikuluat asnjë shqetësim. Sot megjithëse ka tre ngjarje të rënda unë nuk dëgjoj asnjë prononcim. Keni humbur çdo lloj komunikimi me shoqërinë. E keni goditur familjen. Varfëria pjell dhunë. Na dilni me teorira prindi 1 dhe 2, prindi kur të na dilni edhe për motër dhe vëlla. Politikat tuaja nuk janë sociale. Axhendat tuaja janë financiare, që po marrin në qafë këtë vend. po ky Parlament carë bëri? Askush nuk foli përveç opozitës,” u shpreh ai.

Duke iu përgjigjur Boçit, ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se është turp që rastet e abuzimit të përdoren për politikë.

“Meqë është kërkuar reagim turpi më i madh është kur rastet e dhunës përdoren politikisht. Vajza është e mitur fatkeqësinë e saj ju e përdorni për të dhunuar politikisht. Nuk duhet reaguar me fjalë por me vepra dhe përmes institucioneve,” ka thënë Kushi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!