Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër dha “arrest me burg” për katër të ndaluarit dhe arrestuarit të dyshuar për korrupsion pasiv dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike në hipotekën e Shkodrës.
Në “arrest me burg” u lanë shtetasit Mirjam Bletaj, ish-jurist i Hipotekës dhe Sokol Tirana, ndërsa gjithashtu të njëjtën masë morën edhe Johan Zefi dhe Ndoc Tara.
Ata akuzohen se përmes ryshfetit prej një mijë euro shtetasi Ndoc Taraj do përfitonte një certifikatë pronësie, ndërsa Sokol Tirana dhe Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i jepnin paratë Mirjam Bletajt, ish-juristi i Hipotekës, për përshpejtimin e procedurës në marrjen e certefikatës së pronësisë.
Të dyshuarit mohuan akuzat në sallën e gjyqit por gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke i lënë me masën e sigurisë “arrest me burg”./abcnews.al