“Absolutisht e papranueshme”, Ministria e Jashtme e Ukrainës kritikon zyrtarin e NATO-s

schedule21:09 - 15 Gusht, 2023

schedule 21:09 - 15 Gusht, 2023

Pak pasi zyrtari i NATO-s u shpreh se Ukraina mund heqë dorë nga një pjesë e tokës së saj në këmbim të anëtarësimit në aleanca, ka ardhur reagimi nga kjo e fundit.

Ministria i Jashtme e Ukrainës ka kritikuar zyrtarin duke thënë se kjo është absolutisht e papranueshme.

“Ne gjithmonë supozonim se aleanca, ashtu si Ukraina, nuk tregton territoret e saj”, shkruan zëdhënësi i ministrisë Oleh Nikolenko në Facebook.

“Angazhimi i vetëdijshëm ose i pavetëdijshëm i zyrtarëve të NATO-s në formimin e një narrative rreth refuzimit të Ukrainës nga territoret e saj është në dobi të Rusisë.”

Ai shton: “Është për të mirën e sigurisë euro-atlantike të diskutohen mënyrat për të përshpejtuar fitoren e Ukrainës dhe për të fituar anëtarësimin e plotë në NATO.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!