“Abrashi e di mirë për çfarë fanelle do luaje”, firmos për dy vite maratonomaku i Shqipërisë

schedule12:37 - 23 Qershor, 2021

schedule 12:37 - 23 Qershor, 2021

Amir Abrashi rikthehet te Grasshopper dhe tashmë është zyrtare. Prej ditësh kishin nisur të qarkullonin fjalë për këtë lëvizje dhe tashme klubi zviceran i gëzohet një transferimi të rëndësishëm.

Abrashi ka qenë pjesë e Grasshoper në periudhë 2010-2015 dhe ka fituar edhe Kupën e Zvicrës në vitin 2013. Pas një eksperiencë në Gjermani me Freiburg, mesfushori ka zgjedhur të rikthehet aty ku e ndjen veten si në shtëpi.

Pasi ka nënshkruar për dy vite, mesfushori i kombëtares shqiptare është shprehur shkurtimisht: “Gjithmonë kam dashur të kthehem në Grasshopper dhe tani isha momenti i duhur. Mezi pres të kthehem në shtëpi”.

Seyi Olofinjana, drejtori teknik i klubit zviceran, për transferimin e Abrashit ka deklaruar: “Na rikthehet një lojtar që e di shumë mirë se çfarë do të thotë të luash për Grasshopper Club Zurich. Amir ka shumë përvojë dhe mund të na ndihmojë si një lider brenda dhe jashtë fushe”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!