Abramovich në Kiev për rinisjen e negociatave? Miliarderi rus e mohon

schedule11:15 - 17 Prill, 2022

schedule 11:15 - 17 Prill, 2022

Miliarderi Roman Abramovich ka udhëtuar në Kiev me qëllim që të rifillojë bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës. Këto të fundit pësuan një ngërç pas publikimit të krimeve të luftës ndaj civilëve në Ukrainë.

Lajmin për udhëtimin e Kievit janë bëjnë të ditur burime të sigurta agjencisë Bloomberg. Megjithatë, një zëdhënës i miliarderit rus ka mohuar se ai ndodhet në Ukrainë. Abramovich dyshohet se ka mbajtur një takim me negociatorët ukrainas për të diskutuar mënyrat për të ringjallur negociatat.

Miliarderi rus, i cili ka një marrëdhënie të vjetër me Vladimir Putin, ka vepruar si ndërmjetës që nga fillimi i luftës me kërkesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!