Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet dy përballje të tjera interesante, në kuadër të javës së gjashtë të “Abissnet Superiore”.
Kukësi-Vllaznia është dueli i parë i ditës së sotme që zhvillohet në Rrogozhinë, në stadiumin “Arena Egnatia”, ora 13:45. Skuadra verilindore në pritje të përfundimit të stadiumit të saj që do të zgjasë edhe disa javë, ndeshjen me Vllazninë ka zgjeshur ta zhvillojë në Rrogozhinë.
Një përballje interesante mes dy skuadrave që kanë arritur të jenë në vendet e para të tabelës së klasifikimit dhe vetëm 1 pikë i ndan nga njëra-tjetra, me Vllazninë që ka arritur të grumbullojë 9 pikë deri tani, ndërsa Kukësi 8 pikë.
Sfida tjetër e ditës së sotme është ajo mes Skëndërbeut dhe Dinamos. Skuadra korçare akoma nuk ka arritur të marrë fitoren e parë në këtë sezon dhe ndaj “Bluve” do të kërkojë 3-pikëshin e parë.
Nga ana tjetër Dinamo vjen pas humbje turpëruese ndaj Vllaznisë dhe në këtë takim do kërkojë fitoren si autokritikë e asaj që ndodhi në ndeshjen e kaluar. Ndeshja do të zhvillohet në Korçë, ora 16:45. /f.a/abcnews.al