Java e 30-të e kampionatit Abissnet Superiore uli siparin këtë të hënë me dy takimet e fundit, Erzeni-Egnatia dhe Skënderbeu – Tirana.
Erzeni u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti kryesuesit e “Abissnet Superiore” Egnatian, me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Arena e Demave” u vendos vetëm në fund, me shijakasit që shënuan golin e fitores në të 85-të.
Në Korçë takimi Skënderbeu – Tirana u mbyll në barazim pa gola 0-0.
Të dielën u zhvilluan edhe tre takimet e tjera të kësaj jave. Kukësi barazoi me Dinamo City në stadiumin “Kukës Arena” 1-1.
Laçi u rikthye te fitorja në kampionat pasi mundi Teutën në “Niko Dovana” me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm laçianët e realizuan në fraksionin e dytë.
Supersfida e javës, Partizani – Vllaznia u mbyll në barazim pa gola 0-0. Në stadiumin “Air Albania” u zhvillua një ndeshje e luftuar deri në minutat e fundit, por asnjë skuadër nuk ja doli mbanë të merrte tri pikët. /FSHF
Rezultatet e javës së 30-të:
Kukësi – Dinamo City 1-1
Teuta – Laçi 0-1
Partizani – Vllaznia 0-0
Erzeni – Egnatia 1-0
Skënderbeu – Tirana 0-0