Mund të konsiderohet fitorja e parë e madhe, pas rikthimit të Ilir Dajës në krye të pankinës së tyre.
“Nëndetësja Blu” e Dinamo City ka arritur një fitore të madhe, përballë “Kuqebluve” të Vllaznisë, duke i mundur këta të fundit, në “Elbasan Arena”, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, ku në rezultat ndikoi jo pak edhe dalja me të kuqe e Krymit, në minutën e 51’-të.
Para se të mbesnin me 10 lojtarë, “Kuqeblutë” e Brdaric kishin gjetur edhe avantazhin, falë “fantazistit” Eslit Sala, megjithatë golat e Peter Itodo dhe Dejvid Bregu mjaftuan që djemtë e Ilir Dajës të siguronin tre pikët.
Kështu, falë kësaj fitoreje, Dinamo ngjitet në vendin e katërt të tabelës, me 11 pikë, teksa është pretendente për të qëndruar deri në fund në Final Four. /i.m /abcnews.al