Kategoria më elitare e futbollit në Shqipëri nis ditën e sotme javën e 30-të të edicionit aktual, ky padyshim sfidat vendimtare për garën e titullit e të mbijetesës nuk mungojnë, duke e kthyer kështu ditën e sotme në një shtunë “emocionesh”.
Në orën 15:00, në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, vendasit e Egnatia do të presin “kurbinasit” e Laçit, në një përballje me “aromë” Evrope. Rrogozhinasit ndodhen në vendin e 3-të të renditjes me 42 pikë, 3 më pak se “kurbinasit” me këta të fundit që ditën e sotme kanë mundësi për tu “barazuar” në renditje.
Më pas, në orën 18:00, Teuta do të presë në “Niko Dovana”, “shijakasit” e Erzenit në një “derbi mbijetese”. Erzeni ndodhet në vendin e 6-të me 38 pikë, ndërsa “durrsakët” kanë 3 pikë më pak dhe renditen aktualisht në vendin e 8-të dhe ditën e sotme kanë mundësi të nisin një “arratisje” nga “zona e ftohtë”.
Ndërkaq, në “Loro Boriçi” në të njejtën kohë me “derbin e mbijetesës” do të zhvillohet “klasikja” e futbollit shqiptar, mes “kuqebluve” të Vllaznisë dhe “bardhebluve” të Tiranës, në një ndeshje që nuk pret asgjë më pak se spektakli i garantuar dhe emocionet e forta.
Kalendari i javës së 30-të:
Dita e shtunë, 22 prill 2023
Ora 15:00 Egnatia-Laçi
Ora 18:00 Teuta-Erzeni
Ora 18:00 Vllaznia-Tirana
Dita e dielë, 23 prill 2023
Ora 15:00 Kastrioti-Kukësi
Ora 18:00 Partizani-Bylis /i.m /abcnews.al