Egantia-Vllaznia është sfida e fundit e javës së tetë të “Abissnet Superiore”, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia”, ora 13:45.
Një sfidë interesante sepse të dy skuadrat ndodhet në kuotë të njëjtë pikësh, në tabelën e klasifikimit me 9 pikë.
Eganatia shpesh herë është cilësuar si surpriza e këtij sezoni, edhe në këtë ndeshje tifozët shpresojnë se skuadra e tyre të jetë surprizë, duke mundur Vllazninë.
Në këtë takim rrogozhinasit vijnë pas barazimit me Partizanit dhe janë më të motivuar se kurrë që ditën e sotme të marrin 3 pikëshin.
Nga ana tjetër shkodranët nuk po kalojnë një moment të mirë sepse në dy ndeshjet e fundit nuk kanë mundur të marrin asnjë pikë, dhe kundër Egnatias kërkojnë pikët e kthesës.
Trajneri Gugash Magani do të bëjë ca ndyshime në formacion nga ndeshjet e kaluara, për shkak edhe të mungesave të Shtubinës dhe Imerit, dy ish-të Vllaznisë në të kaluarën.
Ndërkohë Thomas Brdaric do të ketë vetëm një mungesë atë të Gjurgjevic.
Formacionet e mundshme:
Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Allmucca, Ccyrbja, Telushi, Iseni, Jackson, Pedro, Imeri. Trajner: Gugash Magani
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Diagne, Hakaj, Krymi, Heric, Jonuzi, Latifi, Aralica, Da Silva. Trajner: Thomas Brdaric