Pas përfundimit të sfidave çerekfinale ku u përcaktuan katër ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë, skuadrat do të zbresin në fushë të dielën dhe të hënën për të luajtur javën e fundit të fazës së tretë (27) të kampionatit “Abissnet Superiore”.
Të dielën do të luhen dy takimet e para, Erzeni-Partizani dhe Tirana-Egnatia. Në orën 14:00 shijakasit do të përballen me të kuqtë, ndërsa në 17:00 bardheblutë do të luajnë ndaj kryesuesve të kampionatit.
Të hënën do të luhen tre takimet e tjera të javës së 27-të. Kukësi-Laçi është sfida e parë e ditës që do të zhvillohet në orën 14:00. Ndërsa në 17:00 do të luhen dy takimet e tjera, Dinamo City-Teuta dhe Skënderbeu-Vllaznia. /FSHF
Të gjitha sfidat e javës së 27-të: