Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e javës së dytë në kampionatin “Abissnet Superiore”, që do të luhet e ndarë në dy ditë, të dielën dhe të hënën.
Më 25 gusht do të zhvillohen tre takime. Java e dytë e “Abissnet Superiore” do të hapet me ndeshjen Egnatia – Laçi, që do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena”, në orën 17:00. Të dielën do të zhvillohen edhe dy sfida të tjera në orën 20:00. Partizani do të përballet me Skënderbeun në stadiumin “Arena e Demave”, ndërsa në “Loro Boriçi” do të luhet takimi Vllaznia – Tirana.
Të hënën do të zhvillohen edhe dy takimet e fundit të javës së dytë. Në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, do të luhet ndeshja Bylis – Dinamo City, në orën 17:00.
Java e dytë e “Abissnet Superiore” do të ulë siparin me ndeshjen AF Elbasani – Teuta, që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 20:00. /FSHF