Ishte një fitore që i katapultoi në vendin e parë të tabelës.
“Demat e Kuq” të Partizani kanë vijuar serinë e ndeshjeve pa humbje, teksa mbrëmjen e kësaj të mërkure kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e pastër 2-0 transfertën juglindore, ndaj Skënderbeut, të vlefshme përjavën e 11-të të Abissnet Superiore.
Nga një gol në secilën pjesë nga “bomberi” kongolez, Archange Bintsoukoua fillimisht në minutën e 15’-të e më pas në të 95’-tën mjaftuan për fitoren e “Demave” në transfertën e vështirë.
Siç theksuam edhe më sipër, falë këtij triumfi djemtë e teknikut Aleksanar Veselinovic ngjiten në vendin e parë të tabelës me 20 pikë, 2 më shumë se ndjekësja më e afërt, Vllaznia, ndërsa Skënderbeu vijon të mbetet në vendin e tetë të renditjes, me 11 pikë, po aq sa “Bardheblutë” e Tiranës dhe Laçi. /i.m /abcnews.al