Ishin një sfidë goxha e luftuar.
Laçi dhe Elbasani e kanë mbyllur në barazim 1-1, sfidën e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore, me përballjen në “shtëpinë” e “Bardhezinjve”, që i pa skuadrat të ndajnë nga një pikë.
Fillimisht ishte Laçi që shënoi me Mjakin, që në minutën e 3’-të të sfidësn, ndërsa “Verdheblutë” arritën të siguronin barazimin vetëm në minutën e 59’-të, pas golit të kamerunasit, Blaise Tsague, me këtë të fundit që humbi edhe një penallti për Elbasanin në pjesën e parë, e cila u akordua pas rishikimit me VAR.
Falë këtij rezultati, Laçi ngjitet në kuotën e 12 pikëve dhe kalon Tiranën, e cila aktualisht ndodhen në vendin e parafundit të renditjes, ndësa Elbasani ngjitet në vendin e 5-të të tabelës me 17 pikë, po aq sa Teuta. /i.m /abcnews.al