Ditën e enjte, dt. 22 Nëntor 2018, Banka Amerikane e Investimeve festoi Ditën e Falenderimeve së bashku me njerëzit në nevojë në Qëndrën Sociale nr. 6 dhe pranë ambjenteve të Kryqit të Kuq, ne mensën e sapo hapur sociale ne Tiranë. Nën frymën e kësaj dite, një festë tipike amerikane, stafi i ABI Bank u mblodh në këtë qëndër së bashku me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Bashkisë Tiranë. Ky aktivitet është kthyer në tradite tashmë me ABI Bank që organizon këtë festë tradicionale amerikane me ata që kanë më shumë nevojë për ngrohtësi në këtë periudhë.
Sonila Beqari, përfaqësuese e ABI Bank u shpreh: “Ky është viti i dytë që ne mblidhemi në këtë Qendër dhe këtë vit do të shërbejmë drekën tradicionale të Falenderimeve dhe në mensën e sapo hapur sociale të Kryqit të Kuq. Kjo ditë është një nga festat më të rëndësishme në kulturën Amerikane. Është një ditë ku streset e përditshme zëvendësohen nga gëzimi dhe kënaqësia e të qenurit pjesë e një komuniteti. Populli ynë ka një traditë të mrekullueshme vullnetarizmi dhe ndihme pa interes për njerëzit në nevojë. Tradita e besës, apo shprehja “bukë e krypë e zemër” janë thesare të mrekullueshme që përputhen plotësisht me frymën dhe vlerat e Ditës së Falenderimeve. Falenderojmë Bashkinë e Tiranës, Dhomën Amerikane të Tregtisë dhe veçanërisht punonjësit dhe vullnetarët e Qendrës Sociale nr. 6 dhe Kryqit të Kuq. Te ABI Bank ata do të gjejnë një mik të përhershëm dhe të papërtuar.”
MarkCrawford, Presidenti i Bordit të AMCHAM dhe njëkohësisht anëtar bordi i ABI Bank, u shpreh se Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane po përpiqet që çështjet e përgjegjësisë sociale të jenë në axhendën e cdo biznesi dhe kemi patur një bashkëpunim dhe mirëkuptim shumë të mirë me të gjithë anëtarët.
Dita e Falenderimeve u mbyll me drekën tradicionale që përfaqësuesit e ABI Bank dhe të ftuarit e tjerë shërbyen tek te gjithë pjesëmarrësit.