Lumir Abdixhiku mbetet në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai kaloi votëbesimin në Kuvendin e Punës së Partisë, ku nga 300 delegatë pjesëmarrës 164 votuan kundër dorëheqjes së tij dhe 136 pro.
Abdixhiku i ofroi Kuvendit të partisë dorëheqjen nga pozita si kryetar, pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Lidhja demokratike mori vetëm 13.24 për qind të votave rezultati i dytë më i keq që pas periudhës së pasluftës.
Figura të rëndësishme brenda partisë, si Hykmete Bajrami, kishin kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Abdixhikut.
Ajo dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë dhe të njëjtën gjë kishte kërkuar edhe nga Abdixhiku.
Ndërkohë, Avdullah Hoti kishte shpallur kandidaturën për kryetar, por në Kuvendin e së shtunës duket se pati diskutime vetëm për performancën e kryetarit aktual.
e ka shpallur ditë më parë kandidaturën për kryetar të partisë, por të shtunën duket se ka pasur diskutime vetëm për performancën e Abdixhikut.
Lidhja Demokratike u themelua në vitin 1989 nga Ibrahim Rugova dhe është një nga partitë më të vjetra në Kosovë.
Roli i kësaj partie ka qenë kyç në historinë politike të Kosovës, por vitet e fundit rezultatet nuk kanë qenë ato që priteshin.
Lidhja Demokratike e Kosovës, ashtu si edhe partitë e tjera opozitare, dolën me një rezultat më të dobët nga cc’pritej në zgjedhjet e parakohshme dhe shumë mbështetës dhe analistë kanë kërkuar që liderët të marrin përgjegjësinë që u takon. / abcnews.al /


