Abdixhiku merr vajzat e tij në zyrë, kujton Ditën e Presidentit

schedule17:33 - 24 Maj, 2022

schedule 17:33 - 24 Maj, 2022

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Ditën e Presidentit ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, për të cilin tha se ishte themeltar i demokracisë institucionale të Kosovës.

Abdixhiku ka shkruar se vizioni i Rugovës është udhërrëfim për Kosovën dhe gjeneratat e reja edhe sot e kësaj dite.

“30 vite më parë, më 24 maj të vitit 1992, u mbajtën zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë. Populli i Kosovës, përveç se vendosi themelet e demokracisë institucionale në vend, zgjodhi dhe prijësin e vet historik – atin themeltar të shtetit tonë – Presidentin Ibrahim Rugova. Me të nisi artikulimi demokratik i vullnetit popullor për liri, pavarësi e demokraci. Pjesa tjetër është histori e lavdishme. Sot, shënojmë Ditën e Presidentit të Republikës së Kosovës, siç dhe nderojmë kontributin e jashtëzakonshëm të Ibrahim Rugovës dhe gjeneratës së artë politike të vendit tonë. Vizioni i Presidentit mbetet udhërrëfim për Kosovën e gjeneratave të ardhshme”, ka shkruar Abdixhiku.

Për Ditën e Presidentit edhe presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe te shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova. Nga aty, Osmani tha se kjo ditë i kushtohet atij. /Express

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!