Abdixhiku mbërrin në Kryeministri, nis takimin me Kurtin

schedule11:15 - 26 Maj, 2021

schedule 11:15 - 26 Maj, 2021

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka arritur në godinën e qeverisë për takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Kreu i LDK-së është parë i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri. Abdixhiku ka pranuar ftesën e shefit të qeverisë për konsultim me liderët opozitarë rreth çështjeve me interes për vendin.

Një nga temat që pritet të diskutohet është edhe dialogu me Serbinë.

Kurti dje është takur me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka refuzuar ftesën e Kurtit për takim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!