Abdixhiku: Kurti ma pranoi se dialogu nuk është më prioritet numër 7 siç ka thënë

schedule21:58 - 1 Shtator, 2022

schedule 21:58 - 1 Shtator, 2022

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dhënë detaje nga takimi me kryeministrin, Albin Kurti në takimin me të për çështjen e dialogut.

Abdixhiku në emisionin Pressing ka thënë se Kurti ia ka pranuar që dialogu me Serbinë, është prioriteti i parë për Kosovën.

Kur Kurti e kishte marrë pushtetin, ai thoshte se dialogu nuk është prioritet i qeverisë së tij, por vendet e punës dhe drejtësia ose “J&J, jobs and justice” në gjuhën angleze, për të tingëlluar më këndshëm.

“E kam pyetur Kurtin, a është tani dialogu prioritet numër 1, më ka thënë po, dialogu është prioriteti numër 1”, ka deklaruar Abdixhiku në emisionin Pressing.

Abdixhiku ka sugjeruar që Qeveria e Kosovës ta gjejë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, duke u mbështetur te këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se marrëveshja duhet të përfundohet duke përfshirë të gjitha elementet e pasqaruara, për të mos iu kthyer çështjeve të njëjta pas 10 apo 15 viteve. /GazetaExpress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!