Abcnews.al thyen tregun. Revolucion në 1 vit e gjysmë, shifra rekord leximesh

schedule18:42 - 12 Shkurt, 2021

schedule 18:42 - 12 Shkurt, 2021

Abcnews.al vjen me risi. Kryeredaktori i abcnews.al, Emirjon Senja, i ftuar në studion e ABC, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarin Endri Xhafon, zbuloi projektin më të ri, ku do t’i kushtohet rëndësi krijimit të videove dhe klipeve të veçanta.

“E kemi këtë projekt dhe jemi duke e zhvilluar. Do bëjmë web tv. Stafin e kemi trajnuar. Investimin teknokologjik të gjitha…”, tha Senja, ndërsa theksoi se parimi i abcnews.al është vërtetësia e informacionit.

“Ne kemi një parim. Ne asnjëherë, kurrë, nuk hidhet një lajm, i cili nuk është verifikuar më parë nga kolegët tanë. Na vinë pafund informacione, por parimi ne kurrë nuk botojmë një lajm, i cili nuk është verifikuar nga kolegët. Kjo na ka bërë të jemi objektivë dhe të vërtetë mbi të gjitha”, tha ai.

Ndërkohë, për 1 vit e gjysmë në treg, abcnews.al ka arritur shifra rekord leximesh.

Senja, gjithashtu rikujtoi edhe njëherë për të gjithë ndjekësit, shkarkimin e aplikacionit të abcnews.al, nga i cili mund të përfitojnë ulje 10-20% në Spitalin Amerikan.

Pjesë nga biseda:

Endri Xhafo: Po përjetojmë moshën e dytë të artë të shtypit të shkruar

Emirjon Senja: Jemi në situatën që ti ekziston në momentin që je online. U tha fillimisht që kur doli kinemaje do zhdukte mendia e printuar, por asnjë media nuk zhduki median tjetër dhe po ndërveprojnë. Jemi bërë një redaksi pothuajse sa e televizionit. Jemi zhvendosur në zyra për shkak të nevojës për tu zgjeruar.

Endri Xhafo: Historia e shtypit të shkruar ka rënë në tirazhet e saj, por sot ekziston edhe modeli elektronik. Online i ka dhënë një forme të re.

Emirjon Senja: Ka nga ata që investuan që në fillim. Ka nga ata që kuptuan lojën më vonë. Sot janë duke konkuruar për audiencë.

Endri Xhafo: Ka qenë dëshira e pronarëve të rinj për të investuar tek portali. Si funksionon abcnews.al?

Emirjon Senja: Ne kemi lirinë editoriale, po mund të bëjmë edhe intervista të pavarura. Ndodh që ne të frymëzohemi nga televizioni dhe ai nga ne. Operojmë si një redaksi më vete, gazetarët tanë komunikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me gazetarët, korrespendentët në rrethe.Transmetojmë në media pjesë të programacionit të televizionit.

Endri Xhafo: Nga klikimet që merrni në Facebook, YouTube, nga këto merrni para. Dhe arrini gati gati të nxirrni veten?

Emirjon Senja: Synojmë të arrijmë atje. Jemi duke investuar ende. Një media në vetvete është ajo që gjeneron të ardhurat dhe ka pavarësi si nga politika, si nga influencat. “Lufta” kjo është që ti nuk ndikohesh nga të tjerët.

Endri Xhafo: Shpejtësia e shpërhapjes së informacionit do të ishte e mundur…

Emirjon Senja: Prandaj ne kemi investuar shumë duke krijuar një skuadër të posaçme në rrjetet sociale.

Endri Xhafo: Ju prodhoni lajmeve të shkruara, nëse do të shkoni drejt prodhimit të klipeve të veçanta. Do vijë ndonjë ditë?

Emirjon Senja: Po më bën të nxjerr një sekret. E kemi këtë projekt dhe jemi duke e zhvilluar. Do bëjmë wëeb tv. Stafin e kemi trajnuar. Investimin teknokologjik të gjitha…

Endri Xhafo: Më jepni rrogë dhe vi dhe unë

Emirjon Senja: Jeni të mirëpritur!

Endri Xhafo: Po rëndësia që ka verifikimi i informacionit. Mediat tradicionale kanë kujdes

Emirjon Senja: Ne kemi një parim. Ne asnjëherë, kurrë, nuk hidhet një lajm, i cili nuk është verifikuar më parë nga kolegët tanë. Na vinë pafund informacione, por parimi ne kurrë nuk botojmë një lajm, i cili nuk është verifikuar nga kolegët. Kjo na ka bërë të jemi objektivë dhe të vërtetë mbi të gjitha. Unë shoh një lloj fenomeni që ka ndodhur gjatë pandemisë. Fillimisht pati shumë informacion në lidhje me koronavirusin dhe audienca fillimisht u bombardua me këtë gjë. Gjatë këtyre javë vërejtja se audienca do të ishte më përzgjedhëse.

Endri Xhafo: ABC ka pasur namin e mirë që po të dilte në ABC ishte i verifikuar…

Emirjon Senja: Ne po e përforcojmë këtë gjë. Mundet që të sakrifikojmë pak nga shpejtësia, por ajo gjë që ne publikojmë ka ndodhur. Mos më pyet për shifra, por ne e kemi thyer tregun. Kemi kolegë shumë të mirë, kemi mbështetje nga pronarët e rinj dhe nga kolegët e televizionit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!