Abcnews.al, 2.5 milion klikime brenda ditës: Destinacioni kryesor i shqiptarëve për zgjedhjet

schedule22:41 - 27 Prill, 2021

schedule 22:41 - 27 Prill, 2021

Abcnews.al ishte destinacioni kryesor i shqiptarëve për t’u informuar në lidhje me zgjedhjet elektorale në Shqipëri. Shifrat e leximeve të certifikuara nga Google Analytics e konfirmojnë plotësisht këtë.

Abcnews.al arriti 2.5 milion lexime në faqen e saj ditën së djeshme (e hënë), ku gazetarët tanë informuan me profesionalizëm shqiptarët përmes një maratone gjatë ditës dhe natës, e cila nisi që prej orëve të para të së dielës dhe do të vijojë deri në numërimin e kutisë së fundit.

Ky numër rekord leximesh nuk është një rastësi, pasi pasqyron raportimin e paanshëm si edhe punën e palodhur e profesionale të stafit të abcnews.al, e cila është shpërblyer në një kohë të shkurtër me besimin e madh të shqiptarëve në këtë adresë.

Maratona e abcnews.al për këto zgjedhje nisi që më hapjen e fushatës elektorale përmes sondazhit unik në faqen tonë, i cili mori vëmendje maksimale nga lexuesit, për t’u pasuar me platformën e pasqyrimit të rezultateve që dolën nga kutitë e votimit.

Faleminderit!

Vijoni të qendroni me ne!

/abcnews.al