Abc Story: 7 prilli ‘39 sipas kronikave italiane të kohës

schedule14:18 - 4 Prill, 2020

schedule 14:18 - 4 Prill, 2020

Më 7 prill të vitit 1939, Italia fashiste e sulmoi ushtarakisht Shqipërinë. Në arkivat e shtetit tonë nuk ruhet ndonjë pamje filmike, apo qoftë një fotografi e vetme e realizuar nga shqiptarët gjatë ditës së zbarkimit, 7 prill, porse fatmirësisht kameramanët e ushtrisë italiane kanë dokumentuar gjithçka. Pikërisht këto kronika të filmuara në terrren nga kamerat e ushtrisë italiane, të konceptuara si kino-ditare dhe të shfaqura në kinematë italiane, do të përcjellë, për herë të parë të plota, të shtunën në mbrëmje, në orën 22:10, emisioni Abc Story.

Kameramanët ushtarakë italianë kanë fiksuar në histori jo vetëm zbarkimin e trupave italiane në Durrës, por edhe rezistencën e armatosur të shqiptarëve, që vjen e dukshme dhe e qartë me gjithë pasojat e saj.

Hap pas hapi kronikat italiane kanë dokumentuar edhe të gjitha ceremonitë zyrtare të kalimit të kurorës shqiptare Mbretit Italian, Viktor Emanueli i Tretë, eventet që pasqyronin bashkimin e Shqipërisë me Italinë, stërvitjen e të rinjve shqiptare si pjesë e rinisë fashiste, hapjen e frontit të luftimeve me Greqinë, “çlirimin” e Çamërisë, vizitën e Musolinit në frontin italo-grek, vizitën e Mbretit Viktor Emanueli në Shqipëri e të tjera evente interesante. /abcnews.al