Abc News siguron pamjet: Momenti i dorëzimit të Jaeld Çelës në polici

schedule19:38 - 16 Maj, 2020

schedule 19:38 - 16 Maj, 2020

Ish-drejtori i Policisë së Vlorë Jaled Çela është dorëzuar sot në Drejtorinë e Policisë së Tiranës i shoqëruar nga avokati i tij.

Ccela është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” fillimisht me 5 vite burg, e cila u konvertua në 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Trupi gjykues hodhi poshtë akuzën për “grup të strukturuar kriminal” siç ishte pretenca e prokurorisë duke e dënuar Çelën për një akuzë të lehtë.

Gazetari Artan Hoxha ka siguruar pamjet e dorëzimit të tij në drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Çela duket i veshur sportiv dhe ka në kokë një kapele. Kur afrohet pranë godinës ai flet në telefon dhe më pas vendos të futet në polici duke kontaktuar fillimisht me oficerin e rojes.

Më pas ai e shoqëron në pjesën tjetër të godinës për vijimin e procedurave.

Çela u akuzua se ndihmoi grupin e Habilajve për trafikimin e lëndëve narkotike në Itali. Në këtë dosje është edhe ish-shefi i drejtorisë kundër narkotikëve Gjergji Kohilla, Sokol Bode si edhe ish-minitri i Brendshëm, Saimir Tahiri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!