Abc News rikthehet në pallatin e Xhesika Biqikut: Fqinjët tregojnë se si i dhanë ndihmën e parë të resë

schedule18:40 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 18:40 - 11 Dhjetor, 2019

Viktima e vetme që u shënua në Tiranë nga tërmeti i 26 nëntorit ishte Xhesika Biqiku. Parapeta e katit të 5 të këtij pallatit në zonën  e ish-Kombinatit i mori jetën vajzës 20 vjeçe.

Për ironi të fatit, e reja studionte për Arkitekture. Fqinjët nuk e besojnë ende atë që ka ndodhur.

Të gjithë flasin për vajzën e ndjerë dhe tregojnë atë që kanë parë e dëgjuar për rastin në fjalë.

“Ishin kthyerpër të marrë të atin, kishin dalë të gjithë jashtë dhe i ati ishte penguar, janë kthyer mbrapsh për ta ndihmuar. Ndërkohë do ketë pasur ndonjë tronditje tjetër dhe i kishte rënëe parapeta”.

Agim Stoli ishte ai që i dha ndihmë  e para Xhesikas.

“Këtu e ka pasur shtëpinë vajza, dolën nga ajo dera aty”, thotë një banor.

Ai tregon se e reja u vetësakrifikua për të shpetuar babain e saj.

“Për ta ndihmuar, gocës i ra tulla në kokë. Edhe sot kur e kujtoj gjithë gja…imagjino tani si fëmijën tim. Kam ndaluar makinën ”, shprehet ai.

Asnjë nga anëtarët e familjes Biqiku nuk banojnë këtu në zonën e ish-Kombinatit, pas humbjes së jetës së 20-vjeçares, në tentativë për të ndihmuar babain e saj, i cili mbeti i lënduar gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Zona e ish-Kombinatit u dëmtua më shumë në Tiranë gjatë tërmetit të fundnëntorit. Shumë pallatë dhe banesa private janë cilësuar si te pabanueshme.

Pavarësisht se ka sinjalistike  të kuqe që nuk lejon praninë e njerëzve në banesë përsëri Thëllëza Saliasi ka vendosur të shkele rregullat.

“Po shkruaj një numër telefoni, pres të më marrin në telefon se çfarë do bëhet. Nuk kemi ku të shkojmë, s’ka zgjidhje tjetër, ndaj lë numrin e telefonit”, thotë ajo.

Grupi i Xhirimit të Abc Neës e gjeti duke shkruar nurmin e telefonit, pasi në apartamentin e saj nuk ka ardhur asnjë inxhiner për ta vlerësuar gjendjen.

I njëjti pretendim edhe nga banorë të tjërë. Ato pohojnë se ekspertë të mirëfilltë nuk kanë shkuar për të parë dëmët në banesat e tyre por vetëm policë bashkiakë.

“Ata kanë ardhur vetëm kanë kaluar kështu rrumbullak, por nuk kanë ardhur të bëjnë ekspertizë tamam. Po banojmë, po ti shikosh muret e shtëpisë janë çarë”, shprehet një banor.

Edhe  në dy zona te tjera të Tiranës në lagjen 5 Maj dhe në zonë  e Freskut ka pallate dhe shtëpi që janë vlerësuar si të pabanueshme./abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!