Sfida e tyre e radhës është të kalojnë kufirin shqiptar.
Kufiri i gjelbër mbetet porta kryesore hyrëse për refugjatët e paligjshëm. Ne kemi zgjedhur fshatin Tresenik aty ku është numri më i lartë i refugjatëve të cilëve udhëtojnë nëpërmjet kufirit të gjelbër më pas futen në fshatin Tresenik.
Shqipëria prej kohësh po përdoret si vend tranzit drejt shteteve të bashkimit Evropian. Kanë parë me sy vdekjen, për ditë me radhë nuk ka ngrënë, por shpresa për një jetë më të mirë, i shtyn të mos dorëzohen. Ata vijnë kryesisht nga zonat e konfliktit, nga vendet e lindjes, të cilat prej 8 vitesh janë kthyer në arenë lufte. Abc News ishte në kufirin e gjelbër në Kapshticë, të cilën refugjatet e paligjshëm e konsiderojnë të vetmen mundësi kalimi për në vendet e bashkimit Evropian.
Na është dashur të udhëtojmë drejtë kufirit të gjelbërt për të treguar nga afër, rrugën që përshkojnë dhjetëra klandestinë, të cilët udhëtojnë nga shteti grek drejt Shqipërisë. Rrugëtimi i tyre është i rrezikshëm dhe plot peripeci. Edhe pse nuk kanë asnjë siguri për çfarë i pret, ata janë të vendosur që kthim pas nuk ka. Pjesa më e madhe ndalohen nga policia kufitare, ndërsa të tjerë me ndihmën e trafikantëve arrijë të kalojnë.
Fshati Trestenik ndodhet shumë pranë kufirit të gjelbër në Kapshticë. Aty takuam dy refugjatë të cilët kishin arritur të kalonin kufirin, por udhëtimi iu ndal nga Forntex.
Refugjati 1
Nga jeni ju?
Somalia.
Ku do të shkoni?
Familja ime është në Serbi dhe dua të shkoj atje por vendi juaj me ndaloi. Unë dua vetëm të shkoj te familja ime. Erdhëm nga Turqia ne Greqi. Zgjati rreth 6 orë udhëtimi. Ne nuk jemi kriminele por nuk kemi bukë e ushqime
Refugjati 2
Ju ishit në Greqi dhe erdhët këtu?
Po.
Erdhët nga Greqia?
Po si ju trajtoi policia greke?
Keq ata na gjuajnë.
Sa zgjati rruga?
6-7 ore.
Po ushqime kishit?
Jo ushqime.
Çfarë kërkoni?
Punë kudo që të jetë, sepse kam familje e duhet të kujdesem.
Banorët të Trestenkut duke kujtuar vuajtjet që kanë kaluar shqiptarët vite më parë, nuk ngurojnë tu japin ndihmë.
Keni parë sirianë? Po kemi parë.
Ju kanë kërkuar ndihmë?
Jo, vetëm na kanë përshëndetur dhe kanë ikur.
Po nëse do t’ua kërkonin, do ti ndihmonit?
Absolutisht po. Po do t’i ndihmonin, njerëz janë dhe ata. Sepse dikur kemi qenë dhe ne refugjatë. Na vjen shumë gjynah kur i shohim që ikën dhe i kemi parë ku rendin. Po i kemi ndihmuar, i kemi dhënë bukë, edhe kanë ikur pastaj.
Çdo ditë shihni?
Kemi parë thuajse, gati çdo ditë kemi parë.
Çfarë ka burra, gra?
Dje për fat pamë ishte një çun i ri, i vogël, vetëm ta shikoje, pyeta i kujt është ky djalë, ai ishte sirian i gjori.
Çfarë bënte?
Hiç, ecte rrugës.
Do t’i strehonit?
Si të them unë për këtë tani, po për ndihmë i kemi dhënë. I kemi ndihmuar. Bukë po, kemi parë çdo ditë kalojnë, na përshëndesin dhe asgjë tjetër. Jo nuk kemi frike. Dikur dhe ne kemi qenë refugjatë, fëmijët tanë. I ka ndjekur policia. Do t’i ndihmojnë. Për aq kohë sa ata nuk vjedhin, nuk trazojnë nuk bëjnë rrëmujë, ata janë njerëz si ne. Ka çuna, ka gra, ka fëmijë.
Pavarësisht pasigurisë që i pret nga shteti ne shtet, ata kërkojnë ndihmë qoftë dhe vetëm sa për të mbajtur frymën gjallë.
Sa herë keni rastisur sirianë?
Po çdo natë, vijnë nga ora 23:30 ,02:00, 03:00 edhe në mëngjes.
Iu kanë kërkuar ndihmë?
Po ka kanë kërkuar, u kam bërë çaj.
Ku flenë?
Ja këtu e kalojnë natën ndonjëherë, shtrihen këtu, në lëndinat i kalojnë. Të paktën nuk kanë bërë ndonjë zarar në fshat.
Destinacioni i refugjatëve të kapur është ky kamp.
Të gjithë ata refugjatë që kapen, sillen në këtë kamp të përkohshëm dhe u ofrohet shërbimi shëndetësor. Disa madje kanë humbur dhe jetën siç është rasti i datës 23 shtator ne fshatin Çekrez të Gramshit.
Burime për Abc News thonë se gjatë periudhës shkurt mars janë arrestuar 5 persona, 3 në kërkim dhe kanë re pre e këtyre trafikantëve 26 klandestinë.
Ka raste ku trafikantët ju marrin paratë dhe i mashtrojnë duke i lënë në rrugë. Para disa javësh disa refugjatë të paligjshëm u ndaluan në Novoselë të Vlorës pasi u braktisën nga trafikantët. Ata mendonin se ishin në Shkodër dhe do kalonin përmes Muriqanit në një prej shteteve Evropiane.
Ndërkohë, Shqipëria po behet gati të presë të shpërngulurit nga Siria. Qeveria shqiptare ende nuk ka publikuar zyrtarisht një plan të qartë masash apo fondet për përballimin e një situate të tillë. /abcnews.al/


