Presidenti i Autoritetet Palestinez, Mahmud Abbas tha në një deklaratë se përshkallëzimi ushtarak i Izraelit në Rafah synon të largojë palestinezët nga toka e tyre, raporton Reuters.
Zyra e presidentit palestinez Mahmud Abbas theksoi të premten se bën përgjegjëse qeverinë e Izraelit dhe SHBA-së për çdo efekt të pushtimit të pritshëm.
Abbas tha gjithashtu se operacioni i pritshëm ushtarak do të kërcënonte “paqen dhe sigurinë në rajon”.
Presidenca palestineze paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të OKB-së për ndikimin e veprimeve të Izraelit pasi “[Izraeli] duke marrë këtë hap kërcënon sigurinë dhe paqen në rajon dhe në botë. Ajo i kalon të gjitha vijat e kuqe”, tha zyra e Abbas në një deklaratë./abcnews.al