Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Abazoviç uron Kosovën për ditën e Pavarësisë, “tërbohen” mediat në Beograd

schedule09:12 - 18 Shkurt, 2021

schedule 09:12 - 18 Shkurt, 2021

Zv/kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç uroi Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, ne po shohim përpara për bashkëpunim që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës”, shkruan ai ndër të tjera.

Por ky reagim i tij nuk është pritur mirë nga mediat serbe. Ato e kanë përcjellë urimin e tij si një skandal të qeverisë në Malin e Zi duke uruar pavarësinë “e rreme” të Kosovës.

Disa nga titujt në mediat serbe

Abazović uroi të ashtuquajturën Ditën e Pavarësisë. shteti i Kosovës

SKANDALI I RI I QEVERISË NË MALIN E ZI: Dritan Abazović uron shtetin e rremë  në “ditën e pavërtetë të pavarësisë”

Skandali i ri i qeverisjes në malin e zi: Dritan Abazoviç uron “pavarësinë e rreme” shtetit të rremë

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!