Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, shqiptari Dritan Abazoviç u shpreh i kënaqur me ecurinë rreth krijimit të institucioneve të reja qeveritare të Malit të Zi.
“Shpresoj se dinamika e vendosur nga kryeministri i mandatuar do të respektohet”, pohoi politikani, shkruan Ekspres.
Duke folur për ministritë, ai përsëriti se ata janë të interesuar në sektorin e sigurisë. “Ne kemi thënë që duhet të mbulojmë sektorin e sigurisë për shkak të orientimit të qartë Euro-Atlantik” tha ai.
Ai shtoi se personat që i dogjën flamujt e NATO-s, nuk duhet të jenë në ministrinë e Mbrojtjes. “Nuk më duket logjike”./ db/Abcnews.al