Abazovic refuzon postet e ofruara nga qeveria e re në Mal të Zi, kërkon më shumë

schedule22:17 - 27 Tetor, 2020

schedule 22:17 - 27 Tetor, 2020

I mandatuari për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Zdravko Krivokapic, raportohet t’i ketë ofruar nëntë ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit, Frontit Demokratik.

Po ashtu, tre ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit i është ofruar koalicionit, “Bardh e Zi”, i cili kryesohet nga politikani shqiptar, Dritan Abazovici

Sipas raportimeve, koalicionet nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje deri në orën 18:00, kohë të cilën Krivokapic e kishte parashikuar për të zbuluar emrat e përbërjes së qeverisë.

Platformës “Bardh e Zi” i është ofruar pozicioni i zëvendëskryeministrit për sektorin e sigurisë si dhe Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Bujqësinë dhe Mbrojtjen. Por, URA, e cila është pjesë e koalicionit, “Bardh e Zi”, iu përgjigj negativisht kësaj oferte, duke kërkuar më shumë poste ministrore.

Kurse, koalicionit “Paqja është kombi ynë” iu ofrua Ministria e Drejtësisë, Kulturës, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe departamentet e mbetura. /abcnews.al/