Abazoviç: Procesi i formimit të qeverisë së re duhet të përshpejtohet

schedule08:16 - 1 Shtator, 2023

schedule 08:16 - 1 Shtator, 2023

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic deklaroi se procesi i formimit të qeverisë së re duhet të përshpejtohet, për të mos humbur kohën e qytetarëve.

Ai ka theksuar se i ka bërë përshtypje që presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka thënë se dëshiron ta shoh URA-në në qeverinë e re, por thotë se nga ajo lëvizje nuk kanë ndërhyrë në proces.

“Përfaqësuesi ka mundësinë të zgjedhë ekipin e tij dhe qëndroj në faktin se do ta përgëzojmë nëse do të jetë i suksesshëm, e nëse jo, duhet të shkojmë drejt zgjidhjeve të reja”, tha Abazoviç për TVCG.

Abazoviç aktualisht ndodhet në Manila, ku ekipi malazez i basketbollit po luan në kampionatin botëror./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!