Abazoviç në krye të qeverisë në Mal të Zi, Basha: Moment historik për kombin shqiptar

schedule20:38 - 28 Prill, 2022

schedule 20:38 - 28 Prill, 2022

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar Dritan Abazoviçin për zgjedhjen në krye të qeverisë në Malin e Zi. Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Basha shprehet se votëbesimi në Parlamentin malazez është një hap i rëndësishëm për rrugëtimin e vendit drejt BE-së.

Po ashtu, sipas Bashës, zgjedhja e Abazoviç si kryeministër është një moment historik për kombin shqiptar.

LULZIM BASHA NË TWITTER

“Urimet më të përzemërta @DritanAbazovic për votëbesimin nga Parlamenti si Kryeministër i Malit te Zi. Ky është një hap i rëndësishëm për rrugëtimin evropian të Malit të Zi dhe moment historik historik për kombin shqiptar. Të priftë e mbara @DritanAbazovic!”