Shqiptari, Dritan Abazović u zgjodh president i grupimit politike URA në kongresin e tretë të partisë, i cili u mbajt dy ditë më parë në Ulqin. Pas këtij kongresi Abazoviç ka dhënë një intervistë për analistin Mentor Nazarko, intervistë kjo që po transmetohet në emisionin “Log.” në ABC.
Dritan Abazoviç, Zëvendës Kryeministër i Malit të Zi dhe tashmë President i Lëvizjes Qytetare URA, për perspektivën Evropiane të Malit të Zi, ka folur në këtë intervistë për sukseset e qeverisë së re malazeze në fushën e integrimit evropian dhe reformat e nevojshme, si dhe rolin e diskurseve politike në rajon.
Në këtë intervistë Abazoviç ka folur edhe për jetën e tij personale, prejardhjen dhe familjen e tij. Politikani shqiptar në Malin e Zi ka thënë se familja e tij është nga Ulqini por thuhet se rrënjët i ka nga një fshat i Krujës që ka pikërisht edhe mbiemrin e tij, fshati Abazaj. Ai ka treguar se dëshira e babait të tij ishte që të bëhej mjek, por ndryshe nga fëmijët e tjerë, Abazoviç kishte zgjedhur që të arsimohej për shkenca politike.
“Është një familje shqiptare nga Ulqini. Një familje e moçme. Ka pas kombinime të ndryshme. Gjyshi ka qenë peshkatar i njohur. Gjyshja ka qenë shumë më aktive në biznese, në atë kohë, babai është marrë me turizëm. Në mënyrë të suksesshme. Ka qenë drejtor i hotelit “Jadran”. Nëna ime ka qenë gruaja e parë juriste në Ulqin. Ka punuar në komunë. Tani fëmijët jemi me universitet të ndryshme. Babai ka pas dëshirë që të gjithë të bëheshim mjekë. Por nuk e kam dëgjuar. Mjek u bë vetëm vëllai dhe motra. Unë shkova në shkenca politike.” ka thënë Abazoviç.
-Çfarë ju lidh me Krujën?
“Me Krujën kemi lidhje se aty gjendet fshati Abazaj. Kur kemi pasur një gëzim familjar, vetë na kanë kontaktuar kushërinj nga ai fshat dhe kanë marrë pjesë dhe ne jemi prej andej. Kemi mbet me kontakte dhe vizitohemi shpesh.” Ka shtuar më tej Abazoviç.
Mes të tjerash, analisti Mentor Nazarko e ka pyetur Dritan Abazoviç edhe për heroi tonë Kombëtar, Skënderbeun, duke thënë nëse do të ngrihej në Ulqin një përmendore e tillë. Duke iu përgjigjur pyetjes, Abazoviç është zotuar se busti i Skënderbeut do zbukurojë qytetin e Ulqinit brenda këtij viti, ndërsa ka kërkuar falje që kjo gjë nuk është realizuar më parë.
– A ka ardhur koha që në Ulqin të ketë një monument të Skënderbeut?
“Ka shumë kohë që ne jemi në vonesë me vendimin për të bërë një bust për Skënderbeun. Por me qeverinë e re ajo gjë ka për tu përfunduar dhe busti do të vendoset në hyrje të Ulqinit. Që të gjithë ata që vijnë të jenë të qartë që lidhja jonë me Skënderbeu dhe me historinë kombëtare është e rëndësishme. Në fund të vitit jam i sigurt që projekti do përfundojë. Kërkoj falje për vonesën por ka qenë zvarritje. Kërkoj falje që nuk ka ndodhur me herët.” ka thënë zv. Kryeministri i Malit të Zi.
Politikani ka theksuar se ai ka një frymë perëndimore të të bëri politikë. Duke theksuar se ka përkrahur çdo të drejtë komunitare të grupeve etnike apo politike në Malin e Zi, Abazoviç shprehet se politika ballkanike nuk ka sjellë të mira për rajonin. Sipas tij shqiptarët në Malin e zi duhet të japin kontribut më të madh në politik bërje.
– A ka ndikuar fakti se ju keni studiuar në Sarajevë. Vëllai yt ka studiuar në Beograd për biomjekësi. A ka ndikuar kjo jetë e ndarë mes Bosnjës Serbisë Malit të Zi. A ka ndikuar ky fakt që Malit të Zi i duhet një parti qytetare?
“Mund të ketë ndikuar se ne jena, rrit në një frymë kozmopolite që nuk ka dallim ndaj njerëzve. Me një kulturë perëndimore. Nuk shkon në drejtim për të nënçmuar asnjë komb dhe asnjë traditë. Përkundrazi të afirmohet. A ka kualitetet njerëzor dhe mundet të jetë që ka ndikuar. Shqiptarët në Malin e Zi nuk duhet të jenë pasiv. Me respekt për të gjithë por ne mund të japim kontribut më të madh se të tjerët. Se duhet të jemi të integruar dhe jo në geto. Jemi drejt BE dhe të japim kontribut ndaj këtij drejtimit. Jo drejtimin e politikave Ballkanike që nuk kanë sjellë asgjë. Për këto treva dhe për askënd. Politika jonë është e ardhmërisë dhe jo e historisë. Është një suksese për të gjithë por posaçërisht për shqiptarët.”
Pas ndryshimeve politike në Malin e Zi në verën e vitit 2020, të parat pas vendosjes së një sistemi shumë partiake në këtë vend, pritjet e qeverisë së re ishin të larta në lidhje me procesin e demokratizimit, por gjithashtu kishte frikë se shumica e re mund të vinte në dyshim Evropianin rruga e Malit të Zi dhe orientimi i saj i politikës së jashtme. Lidhur me këtë Abazoviç është shprehur se ka marrë kritika por edhe mbështetje nga vendet e rajonit për politikën që po ndjek partia e tij. Sipas tij kritikat nuk janë problem për të pasi, i sheh si pjesë të jetës politike.
– Çfarë thuhet për ju në Beograd dhe në Sarajeve? Jeni një figurë për shkak të pozicionit komentoheni.
“Dakord jam. Por varet nga vendimet politike. Ka pas shumë simpati nga ana e Beogradit kur u ndryshua qeveria por kanë ardhur. Kritika kur morën vesh se ne kemi disa parime prej të cilave nuk do të largohemi. Njësoj ka ndodhur edhe me Sarajevën. Në fillim kështu ishte ka pasur qëndrim kritik. Por pastaj ndryshoi me vendimin për Srebrenicën. Apo për vendimin për ministrin e Drejtësisë. Jemi dakord me parimet dhe prapë e kanë simpatinë. Nuk është problematike por pjesë e jetës politike. Qëllimi është të jap kontribut të ulet elektriciteti në Rajon. Njerëzit edhe në Beograd, Prishtinë, Sarajevë dhe Tiranë e kuptojnë këtë gjë. Në të ardhmen edhe politikat kanë për të qenë edhe më afirmative për paqe dhe bamirësi për këtë shtete.”
-Ishte shumë kurajuese si një politikan malazez. Ne jemi partia e parë që kemi besuar kryesimin e partisë një shqiptari. Çfarë ka ndikuar apo përcaktuar për të qenë udhëheqës i kësaj partie?
“Me siguri janë faktorët dhe nuk dua të bëhem arrogant. Por jam munduar të punojë sinqerisht dhe për të luftuar për njerëzit e për kombet. Për individët dhe të drejtat e tyre. Kam qenë aktiv për mbrojtjen e këtyre grupeve. Dhe kjo ka bërë impakt në shoqëri dhe pa marrë parasysh se është shqiptar të jetë afirmativ. Është simbolike dhe me të vërtetë kjo ishte dritare e madhe për atë që na pret. Çdo pakicë ka për ta pasur më të lehtë.” tha Abazoviç. e.l/abcnews.al/