Abazoviç ndan pamjet nga vizita në Irpin me Ramën: Paqja është e paçmueshme!

schedule11:12 - 15 Qershor, 2022

schedule 11:12 - 15 Qershor, 2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka bërë me dije se së bashku me kryministrin Edi Rama ka vizituar rrethinën Irpin të Kievit.

Në një postim në Twitter, Abazoviç shpreh mbështetjen për Ukrainën, që ka humbur shumë jetë dhe po vuan prej muajsh

“Ne vizituam qytetin Irpin, ku u shkatërruan 1100 familje. Shumica e qytetarëve u larguan nga shtëpitë e tyre, infrastruktura u rrënua …Ne qëndrojmë pranë Ukrainës për humbjen e shumë jetëve dhe vuajtjeve që po kalojnë prej muajsh. Paqja është e paçmueshme”, shkruan Abazoviç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!