Abazoviç: Me humbjen e Gjukanoviçit, Mali i Zi hyn në një epokë të re politike

schedule12:00 - 13 Prill, 2023

schedule 12:00 - 13 Prill, 2023

“Me fitoren e Jakov Milatoviçit në zgjedhjet presidenciale dhe humbjen e Milo Gjukanoviçit, Mali i Zi po hyn në një epokë të re politike”.

Kështu u shpreh këtë të enjte, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, shkruan Vijesti.

Abazoviç ka theksuar se nuk do ta tërheqë njohjen e Kosovës dhe se me fitoren e Milatoviçit nuk ka botë serbe, por edhe se asgjë nuk do të ndryshojë me humbjen e Gjukanoviçit.

Sipas tij, Mali i Zi ishte kthyer në shtetin që komandohej nga Gjukanoviçi dhe me largimin e tij përfundon cikli politik i viteve ’90.

“Cikli politik i viteve 1990 në Mal të Zi po përfundon dhe kjo disi simbolikisht dhe në thelb do të thotë se ne do të kalojmë rrugët me politikën që ishte aq aktuale si në Ballkan ashtu edhe në Mal të Zi. Besoj se ky është një mesazh i mirë edhe për qytetarët e rajonit. Mënyra se si ata e pranuan humbjen dhe fitoren tregon se në këto zona po fryjnë erëra të tjera dhe besoj se kjo do të nënkuptojë një lëvizje më të shpejtë drejt BE-së për sa i përket Malit të Zi”, theksoi Abazoviç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!