Abazoviç: Jam i nderuar që kam nënshkruar Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe

schedule16:42 - 3 Gusht, 2023

schedule 16:42 - 3 Gusht, 2023

“Me nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, Mali i Zi fitoi një perspektivë për të ardhmen më të ndritur dhe hapi rrugën për shumë procese demokratike që ndodhën më pas”.

Kështu u shpreh tha kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abazoviç, shkruan Euronews Serbia.

Abazoviç tha se edhe pse shumë paralajmëruan konflikte në shkallë më të gjerë dhe përshkallëzim tensionesh, asgjë e tillë nuk ndodhi.

“Ishte thjesht një përpjekje perfide për të dekurajuar qeverinë dhe kryeministrin që të përpiqen të zgjidhin problemin dhjetëvjeçar me zhurmën dhe kërcënimet e një grupi njerëzish që janë mësuar të qeverisin Malin e Zi nga nëntoka”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!