AAK: Serbia s’mund të vendos kushte, qeveria të jetë e kujdesshme

schedule15:07 - 14 Prill, 2023

schedule 15:07 - 14 Prill, 2023

Shefi i Grupi Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kërcënimet e Serbisë për zgjedhjet në veri të vendit janë synime destabilizuese.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Tahiri kërkoi nga Qeveria e vendit të jetë e kujdesshme, sepse sipas tij, Serbia nuk mund t’i vendos kushte Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore.

Ndërsa, Tahiri theksoi se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar që të mos bllokohen të hyrat vetanake për komunat nga Ministria e Financave. Në të kundërtën ai tha se AAK nuk do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

Po ashtu Tahiri pati edhe një kërkesë tjetër nga Qeveria e Kosovës.

/KosovaPress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!