AAK-ja: Kurti është bërë humorist, e ka humbur fuqinë politike

schedule13:18 - 18 Shtator, 2023

schedule 13:18 - 18 Shtator, 2023

KOSOVË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti humorist, duke thënë se ai e ka humbur fuqinë e tij politike.

Sipas Tahirit, Kurti s’ka kujdes as ndaj njerëzve që i ka në Lëvizjen Vetëvendosej, “e lërë më për opozitën dhe partitë e tjera”. Shefi i GP të AAK-së e ka ftuar Kurtin të përballet me zgjedhje.

“Kryeministri Kurti ia filluar të bëhet humorist, ky asnjëherë s’ka pasur kujdes për opozitën, lërë për opozitën e partive të tjera, por as për njerëzit ndryshe në partinë e vet. Nuk kujdeset për njerëzit në parti që kanë mendime të ndryshme, e lërë për partitë e tjera. Se kush sa e ka fuqinë politike na e jep populli, le të del nëse ia mban në zgjedhje dhe e sheh çka ndodh me të. Ai e dinë qe e ka humbur fuqinë elektorale politike, për këtë është bërë humorist”, u shpreh Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!