Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Kamenicë ka vendosur që më 14 nëntor në balotazh ta mbështesë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Kadri Rahimaj.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Degës së AAK- së në këtë komunë, Faton Jakupi.
“Sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues së AAK dega në Dardanë,duke u bazuar në Statutin e saj dhe me shumicë votash, u mor VENDIM, që në garën e balotazhit në zgjedhjet për kryetar të komunës ta përkrahë kandidatin e VV.”, ka shkruar Jakupi.
Kujtojmë që AAK ka bashkë-qeverisur me Qëndron Kastratin nga PSD./GazetaExpress