AAK dhe Nisma gjobiten me 2 mijë euro, shkelën rregullat anti-covid

schedule15:45 - 19 Janar, 2021

schedule 15:45 - 19 Janar, 2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate janë gjobitur me nga 2 mijë euro, për mosrespektim të masave anti-Covid.

Kryeinspektori i komunës së Prishtinës Adonis Tahiri bën me dije se rregullat anti-covid duhet të respektohen nga të gjithë.

 

Më herët ai paralajmëroi se tubimet politike nuk mund të vijojnë normalisht duke mos respektuar protokollin.

Sipas tij në këtë situatë pandemie  ligji dhe masat duhet të vlejë për të gjithë duke shtuar se gjoba për subjektet politike do të jetë 2 mijë euro.

Lexo edhe: Drejtori i Inspektimit në Prishtinë: Ligji vlen për të gjithë, gjobë 2,000 euro për tubimet politike

“Ka ligj për luftimin dhe parandalimin e pandemisë, me gjoba konkrete, që është votuar nga vet ata qe po flasin nëpër këto tubime politike. Përderisa ligji dhe masat janë në fuqi, Inspekcioni i Prishtinës do t’iu shqiptojë gjoba prej 2,000 eurosh secilit subjekt politik, për secilin tubim në Prishtinë. Nuk do të lejojmë që inspektorët dhe Policia të sfidohen në këtë formë nga subjektet politike”, ka thënë më herët drejtoir i Inspektimit në Komunën e Prishtinës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!