Manchester United njoftoi zyrtarisht firmosjen me Antonyn, i cili është blerë nga Ajax për shifrën e 100 milionë eurove.
Ajax refuzoi disa oferta në drejtim të lojtarit, derisa United vendosi të vinte me ofertën e re 100 milionëshe, e cila në këtë mënyrë mbushi xhepat e skuadrës holandeze.
Për Van Basten një shifër e tillë është e tepërt për një lojtarë si braziliani, i cili nuk e ka dëshmuar akoma veten.
22-vjeçari do të bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë në historinë e United, pas Paul Pogba, të cilin klubi nga “Old Trafford” e bleu nga Juventusi për rekordin e atëhershëm botëror prej 105 milionë eurosh.
“A vlen Antony 100 milionë euro? Jo, as afër. Ai nuk e ka dëshmuar veten ende aq shumë. Sigurisht, ai ka luajtur disa ndeshje të mira, por efikasiteti i tij në dy vitet e fundit nuk ka qenë i madh,” deklaroi Van Basten. /f.a/abcnews.al