A jua nxori “Dosjen” Sali Berisha? Ilir Meta në “Log.”: Kjo është një sajesë e ulët, ju tregoj kush qëndron pas kësaj shpifjeje

schedule22:26 - 6 Shtator, 2022

schedule 22:26 - 6 Shtator, 2022

I ftuar në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, kryetari i Partisë së Lirisë, është pyetur rreth akuzave të nxjerra sëfundmi se ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

I pyetur nga gazetari Xhafo, rreth zërave se dosja mund të jetë nxjerrë nga aleati i tij politik Sali Berisha, pasi dosja më tepër mund të shërbejë se kush do ta marrë drejtimin e opozitës, se sa i shërben vetë mazhorancës, Meta theksoi se këto janë të gjitha sajesa.

Sipas tij këto thashetheme janë sajuar nga një mashtrues i nivelit të ulët siç është kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj?

Xhafo: Zoti Meta dua t’i shkoj deri në fund kësaj çështjes së dosjes. Një kolegia jonë ka publikuar një shkrim, ku ndër të tjera thuhet se më shumë se mazhorancës, dosja mund t’i shërbejë opozitës, dhe se thuhet se gjatë kohës që shkatërroheshin dosjet, një kopje të tyre e mbante Sali berisha për ta përdorur më pas ndaj kundërshtarëve të tij politikë. A e keni këtë dosje peshqesh nga Sali Berisha?

Meta: Këto janë muhabete Erjon Veliaj, i gjithë Autoritetit i Dosjeve është një aneks i Erjon Veliajt. Unë jam Ilir Meta që jam këtu, nesër dal përballë kujtdo tjetër. Kush e di më mirë, personi që është ndaluar, që është ndjekur, apo e dika Erjon veliaj me zarat e tij tek Autoriteti i Dosjeve.

Xhafo: Ju përjashtoni betejën në opozitë?

Meta: Ju më thoni mua se Sali Berisha është në këtë nivel, këto vetëm Erjon Veliaj mund t’i bëjë. Të shkoje me teknikë operative duhet të kishe një paln që e miratonte shefi, që ishte bashkëpunëtori, operativi dhe i ndjekuri. Këto i ka sqaruar zotëria në letrën me gjithë elementë.

/Abcnews.al/