A u pendua për djegien e mandatit? Paloka: Kam qenë kundër për kohën

schedule20:35 - 3 Maj, 2021

schedule 20:35 - 3 Maj, 2021

N/ kryetari i PD-së Edi Paloka pranoi mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC se nuk ka qenë dakord me kohën e djegies së mandateve nga opozita, në shkurt të vitit 2019.

Unë vetë kam pasur një mendim pak më ndryshe, nuk kam qenë kundër dorëzimit, kam qenë kundër për kohën e dorëzimit. Por kjo pak rëndësi ka. Rama e përdori, prishi koalicionet, ndryshoi Kushtetutën” tha ai. Përpos akuzave për Ramën, Paloka tha se “Nuk po themi se kemi qenë perfektë”.

PD aktualisht ndodhet në një moment mjaft të vështirë, pasi një pjesë e strukturave kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës, por Paloka ka një thirrje për këtë segment brenda partisë.

Kush mbron interesin e demokratëve dhe kush do që realisht të mbrohet demokracia dhe PD të vijë në pushtet, sot nuk i frynë përçarjes, por të mblidhen dhe ti japin zgjidhje, bashkimi është zgjidhja, jo dalja e lëshimi i bombave tymuese kundër njëri tjetrit” përfundoi ai.

Pak ditë më parë ishte Monika Kryemadhi e cila pasi pranoi humbjen i kërkoi falje Ilir Metës që nuk e dëgjoi për djegien e mandateve dhe mosfutjen në zgjedhjet lokale të 2019, pasi sipas saj, kjo i dha pushtet Edi Ramës./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!