A u kërkua shkarkimi i Alibeajt pse takoi Yuri Kim? Baçi flet në “Radari Informativ”

schedule20:06 - 12 Prill, 2022

schedule 20:06 - 12 Prill, 2022

I ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, deputeti Luan Baçi, ka treguar arsyet se përse është kërkuar largimi i Enkelejd Alibeajt si kryetar i grupit parlamentar.

I pyetur nga Xhokaxhi nëse kjo vjen pas takimit që Alibeaj zhvilloi me ambasadoren e SHBA Yuri Kim, Baçi tha se janë të tjera veprime ato që kanë bërë që një pjesë e deputetëve përfshirë edhe Sali Berishën të kërkojnë shkarkimin e kreut të grupit parlamentar.

Baçi tha gjithashtu se Alibeaj nuk duhet ta kishte takuar Kim në tagrin e kreut të komanduar të PD, pasi ai nuk e ka një funksion të tillë, sepse gjykata i dha të drejtë Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Pse shkuat në idenë që Enkeled Alibeaj mos jetë më kryetar i grupit parlamentar demokrat?

Baçi: Zoti Alibeaj pozicionin si kryetar i grup[it e mori si nënkryetar i PD. Duke patur parasysh që edhe Alibeaj u shkarkuar edhe si nënkryetar dhe kryetar grupi, por ishim në një situatë të pazakontë që ai të vijonte të ishte kryetar grupi.

Xhokaxhi: Po çfarë ndryshoi?

Baçi: Zoti Berisha bëri një propozim, por që ishte bërë nga shumë deputetë të tjerë më parë, pasi veprimet e Alibeajt kanë qenë përçarëse dhe aspak bashkuese.

Xhokaxhi: A lidhet kërkesa për shkarkim e Alibeajt me takimin me Yuri Kim?

Baçi: Përveç asaj, Alibeaj nuk kishte tagër nuk duhet të shkonte në takim si kryetar në detyrë. Problemi është gjetkë, tek veprimet e Alibeajt në vazhdimësi.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!