Shumë njerëz, pasi pinë kafe, shkojnë menjëherë në tualet. Ndërsa disa besojnë se mund të jetë rastësi, të tjerë kanë frikë se është një problem shëndetësor. Prandaj, shkencëtarët nga Universiteti i Teksasit kryen disa kërkime lidhur më këtë. Ata kryen një studim te minjtë, të cilëve iu dhanë kafe për tre ditë, e cila stimuloi lëvizshmërinë e muskujve të zorrëve, pavarësisht nga doza e kafeinës.
“Pas tre ditësh konsumimi të kafesë, minjtë rritën lëvizshmërinë e muskujve të zorrëve të tyre të hollë. Kjo do të thotë se minjtë, ashtu si njerëzit, duhej të defekonin pas kafesë. Madje numri i baktereve në feçet e tyre është ulur. Është interesante që këto efekte janë të pavarura nga kafeina, sepse kafeja e pakafeinuar kishte një efekt të ngjashëm në tretjen e tyre”, tha autori kryesor i studimit, Shuang Zheng Shi, për britaniken “Mirror”.
Supozohet se efekti laksativ i kafesë është për shkak të vetive të saj acidike. Është vërtetuar se nivelet më të larta të acidit të stomakut, i cili krijohet falë acidit klorogjenik nga kafeja, aktivizojnë punën e sistemit tretës. Kështu që herën tjetër që kafeja ju bën të vizitoni tualetin, dijeni se kjo varet nga kafeja dhe se gjithçka është në rregull me shëndetin tuaj. /abcnews.al