A shkaktojnë ushqimet e shpejta depresion?

schedule13:37 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 13:37 - 29 Dhjetor, 2020

Studimet kanë treguar se ushqimet e pasura me sheqer dhe yndyrna ndryshojnë ose tjetërsojnë aktivitetin kimik të trurit. Kësisoj njeriu bëhet më i varur ndaj shijes së këtyre ushqimeve.

Mjekët këshillojnë që njerëzit të kenë kujdes me alkolin i cili gjithashtu nxit depresionin.

Sipas tyre, njerëzit duhet të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me selenium, një mineral që pakëson depresionin dhe përmirëson humorin.

Sipas agroweb.org, seleniumi gjendet tek drithërat e plota, arrat dhe peshqit.Këto të fundit janë të pasur me acide yndyrore Omega-3 të cilat mbrojnë qelizat nervore të trurit.

Aktiviteti fizik është gjithashtu një pjesë thelbësorë e shëndetit të trurit, bashkë me probiotikët të cilët përmirësojnë shëndetin e stomakut dhe të mendjes bashkë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!