A shani, rrini zgjuar deri vonë dhe bëni rrëmujë? Këto zakonë “të këqija” kanë një anë pozitive

schedule14:22 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 14:22 - 23 Dhjetor, 2019

Në një artikull të publikuar nga “Bussiness Insider”, përdorimi i fjalëve të ndyra, të qëndruarit zgjuar deri vonë dhe të preferuarit e rrëmujës ndaj rregullsisë, interpretohen shkencërisht si shenja inteligjence.

Një krahasim i të dhënave të njerëzve që i kishin këto zakone me ata që nuk i kishin, ka rezultuar se këta të fundit, kanë treguar një nivel inteligjence më të ulët.

Një gjë e tillë është provuar nga tre studime të ndryshme. Pra me një ndryshim të vogël këndvështrimi dhe me disa prova të reja shkencore, këto zakone mund të marrin një kuptim tjetër./abcnews.al