A rrezikon të tensionohet situata pas arrestimit të Fredi Belerit? Ja si përgjigjet Rebani Jaupi

schedule10:17 - 12 Maj, 2023

schedule 10:17 - 12 Maj, 2023

TIRANË – Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Rebani Jaupi konfirmoi në një dalje për mediat, ku njoftoi masat e marra për 14 majin, arrestimin e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.

Pyetjes nëse rrezikon arrestimi i Belerit dy ditë para zgjedhjeve një tension të situatës, Jaupi tha se cdo drejtori ka organizuar edhe planin e masave për cdo të papritur.

“Është shoqëruar në drejtorinë e Vlorës, ka patur një procedim të prokurorisë për këtë do të ketë informacion sapo të jetë përfunduar veprimet proceduriale.

Shpreha masat që policia ka marrë, iu kemi dërguar drejtorive vendore planin e të papriturave. Cdo drejtori ka përgatitur planet e veta sipas situatave që do të ketë.” -u shpreh Jaupi./abcnews.al